Loading…

Tirana me sheshin për kombësor më të madh në Evropë

  • 04/11/2016 | 16:23

Tirana me sheshin për kombësor më të madh në Evropë

Tirana është në përgaditje për sheshin më të madh në Evropë. Pjesë kjo e cila do të jetë mu në qendër të kryeqytetit shqiptar, te statuja e heroit kombëtar “Gjergj Kastrioti- Skendërbeu”

Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ky shesh do të jetë një projekt i madh, me një akitekturë të përsosur. Rreth këtij sheshi janë objektet si: Opera, Muzeu Kombëtar, Banka Shqiptare, statuja e Skendërbeut, xhamia më e vjetër e Tiranës, dhe do të vazhdojë deri tek fillimi i rrugës së Durrësit.

I pari i kryqyteti është shprehur shumë optimistë për punën e rregullimit të sheshit.

“Po nxitojmë 24/7 me Sheshin Skënderbej, shesh unik për gjithë shqiptarët. Kemi rikuperuar dhomën teknike dhe depozitat për shatervane, shtresat nëntokë e tubacionet e proçës, pastaj pllakat dhe pemët. Gati për verën 2017”, ka shkruar Veliaj në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.

https://www.facebook.com/hashtag/tirananepune?source=feed_text&story_id=10154691958416926

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë