Loading…

Tito nuk vdiq më 4 maj, vdekja u fsheh për disa muaj (Foto)

  • 04/05/2017 | 16:58

Tito nuk vdiq më 4 maj, vdekja u fsheh për disa muaj (Foto)

“Vdiq shoku Tito!”, fjalia të cilën pikërisht para 37 vjetëve me lot në sy e thanë spikerët e medieve në ish Jugosllavi.


Të gjithë në RSFJ qanin, “ishte një tragjedi”, edhe pse dihej se Josip Broz ishte shumë i sëmur. Vite më vonë, deri në ditët e sotme, shumë historian, biografë, për edhe teoricienë konspirativë vazhdimisht e kanë shprehur idenë se “biri më i madh i kombeve dhe kombësive” në të vërtet ka vdekur muaj të tëra para 4 majit, përcjellë gazetametro.net.

Vdekja në shkurt

“Josip Broz Tito ka vdekur” ishte porosia të cilën Këshilli për mbrojtje të rregullimit kushtetues të RSFJ, gjoja, në sekretin më të madh, qysh më 14 shkurt 1980 i është dërguar luftanijes “Split”, e cila gjendej në ujërat e Detit të Zi. Menjëherë mesazhi u tërhoq, e si arsye, sipas disa pohimeve, Broz’in tashmë klinikisht të vdekur mjekët e kanë lidh në aparate derisa kreu shtetëror të vendos çfarë të bëhet pas vdekjes së tij dhe si të ruhet stabilitetit në vend. Qendra Klinike në Lubjanë pretendohet se ka pritur mesazhin e koduar “Filloi meçi”, i cili shënonte momentin kur do të publikohet lajmi për faktin se Tito është i vdekur. Mirëpo, sipas teorive, kryetari i RSFJ nuk mbijetoi dhe pretendohet se ka vdekur para agimit më 19 shkurt 1980.

Pa Jovankën

Të gjitha teoritë konspirativë i mohon prof. Dr. Predrag Lalevic, anesteziolog dhe kirurg i cili kujdesej për shëndetin e Tito’s plot 16 vjet.

“Koha të cilën atëherë kemi publikuar si koha e vdekjes së Tito’s është e saktë në sekondë. Në atë kohë vdekur, gjithçka tjetër është budallallëk. Personalisht ia kam hequr aparatet. Isha mjeku i tij prej vitit 1964 e deri në vdekje të tij, dhe më kujtohen vetëm gjëra të mira”, thotë Lalevic për gazetën serbe Kurir, duke konfirmuar se Jovanka asnjëherë nuk e ka vizituar Tito’n në spital në Lubjanë.

Liderët botëror të llastuar në varrim

Kryetari i Koresë Veriore Kim Il Sung në asnjë mënyrë nuk donte të vendosej në hotelin “Interkontinental”, duke thënë se nuk dëshiron të gjendet në mes të kapitalistëve, dhe në fund përfundoi në ndërtesën e ambasadës koreane.

Rusët as nuk donin të dëgjojnë që aeroplani i liderit të tyre Leonid Brezhnev të aterojë askund përveç se në aeroportin ushtarak të Batajnicës.

Kryetari irakian Sadam Husein ishte këmbëngulës që aeroplani i tij të aterojë dhe të mbetet në Surçin, derisa për vete dhe përcjelljen e tij e zaptoi gjithë katin e hotelit pjesa e të cilit ishte planifikuar edhe për kryetarin e Polonisë.

Indira Ghandi, kur ka dëgjuar se nuk do t’i lejohet bashkëshortes së Tito’s të merr pjesë në varrim, refuzoi të udhëtoj në Beograd, derisa nuk morri garancinë me shkrim nga shërbimet e atëhershme të sigurisë së RSFJ që edhe Jovanka do të vjen.

Presidenti amerikan Jimmy Carter në momentin e fundit vendosi të mos udhëtojë në Beograd në mënyrë që të evitojë takimin me udhëheqësin rus Brezhnev, por e dërgoi nënën e vet.

Presidenti francez Giscard d’Estaing nuk udhëtoi për varrim të Titos, por shkoi në konferencën frankofone në Nica, për çka u gjend në mes të kritikave të medieve franceze.

Kronikët kanë shënuar se kancelari gjerman Helmut Schmidt ishte nervoz sepse i ishte ekspozuar diellit dhe nxehtësisë në varrim.

Konsiderohej se në varrim nderim të posaçëm iu është dhënë Brezhnev’it, sepse vendorët e kanë vozitur me “Mercedesin” e Titos me gjashtë dyer. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë