Loading…

Titullar për herë të parë dhe asistues, kjo ishte nota e Mërgim Vojvodës sot nga ndeshja Torino-Atalanta

  • 26/09/2020 | 22:06

Titullar për herë të parë dhe asistues, kjo ishte nota e Mërgim Vojvodës sot nga ndeshja Torino-Atalanta

Mërgim Vojvoda ka regjistruar një paraqitje të mirë sot në Serie A me Torinon, por skuadra e tij pësoi humbje në shtëpi nga Atalanta, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në kampionatin italian të zhvilluar në ‘Stadio Olimpico Grande Torino’, Torino pësoi humbje me rezultatin 2-4 nga Atalanta.

Mërgim Vojvoda ishte titullar për herë të parë te skuadra italiane dhe zhvilloi tërë ndeshjen, teksa ishte edhe asistues te goli i dytë i shënuar nga Andrea Belotti.

Mbrojtësi i Kosovës nga ‘Whoscored’ u vlerësua me notën 7.0, teksa më së larti u vlerësua Papu Gomez i Atalantas me notën 9.4 Gomez ishte golashënues dhe dy herë asistues në këtë ndeshje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë