Loading…

Avokati Gashi nuk pajtohet me aktakuzën ndaj aktivistëve të VV’së

  • 29/12/2016 | 17:53

Avokati Gashi nuk pajtohet me aktakuzën ndaj aktivistëve të VV’së

Avokati mbrojtës i Petrit Ademit, tashmë i liruar nga dyshimet për terrorizëm  tashmë i liruar nga dyshimet për terrorizëm, ka komentuar vendimin për ngritjen e aktakuzës ndaj 4 zyrtarëve tjerë të Vetëvendosjes që akuzohen për sulmin e 4 gushtit në Kuvend. Ai ka thënë se do të kërkojë kompensim për klientin e tij, Petrit Ademin, sipas të cilit sistemi i drejtësisë ia ka dëmtuar personalitetin.


Gashi në një prononcim, është shprehur se aktakuza ndaj pjesëtarëve të VV’së është e porositur politikisht dhe se sipas tij prokurorët nuk kanë pasur prova kredibile që do të dëshmonin lidhur me verdiktin për këtë aktakuzë.

“…mund të deklaroj për 4 muaj se kemi të bëjmë më një aktakuzë të porositur dhe politike dhe në prokurori deri ditën e sotme ne nuk kemi vërejt, nuk kemi pa se prokurorët kanë prova kredibile për ta dëshmuar këtë aktakuzë që sot e kanë ngritur”, ka thënë Gashi.

Avokati mbrojtës ka komentuar po ashtu edhe vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve për Petrit Ademin. Gashi ka thënë se pas verdiktit sipas të cilit Ademi u shpall i pafajshëm do të kërkjë kompensim nga sistemi i drejtësisë i cili sipas Gashit i ka prishur imazhin të pjetarit të VV’së.

“…ai ka qëndruar për 4 muaj në dyshim për një prej veprave më të rënda që parashihen në kodin penal të Kosovës dhe në momentin e parë që do ta marr vendimin për pushimin e hetimeve kundër tij”, ka thënë ai.

Gashi thotë se do të ushtrojë padi për dëmtim të kredibilitetit që i është bërë klientit të tij Petrit Ademit nga ana e sistemit të drejtësisë kosovare.

“…do të kërkoj kompensim për ata 4 muaj që ka qëndru, unë nuk besoj që do të kërkojë kompensim material aq sa është e parapame me dispozitat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, por do të ushtroj një padi për të kërkuar kompensim për dëmtimin e kredibilitetit të tij, për atë se faktikisht imazhi i tij, emri i tij të dhënat e tij janë futur në qindra organizata që merren me luftimin e kriminalitetit të organizuar posaçërisht të terrorizimit sa që emri i tij është njollosur, sepse ky sot është lirua përfundimisht”, ka thënë tutje Gashi për Gazetën Express.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë