Loading…

Tjetër aksident i rëndë: Makina përplas për vdekje dy të rinj shqiptarë

  • 30/06/2019 | 21:07

Tjetër aksident i rëndë: Makina përplas për vdekje dy të rinj shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë të moshës 20 dhe 22 vjeç humbën tragjikisht jetën orët e para të së dielës në Piacenza të Italisë. Viktimat, sipas mediave fqinje, janë Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja. Ata u përplasën për vdekje nga një makinë, në dalje të një diskoteke mes La Verza dhe Quatro.

Makina drejtohej nga një vajzë 30-vjeçare nga Piacenza, e cila ishte nën efektin e alkoolit. Ajo u arrestua me akuzën e vrasjes së dyfishtë rrugore. Gjithnjë sipas mediave fqinje, asaj iu ishte pezulluar edhe në të shkuarën patenta për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Pas goditjes fatale, makina e 30-vjeçares përfundoi në fushën që ndodhej anës rrugës, rreth 200 metra më larg nga përplas e dy të rinjve shqiptarë. Këta të fundit, gjetën vdekjen e menjëhershme.

Aksidenti tragjik ndodhi pak pas orës 03:30. Dy shqiptarët sapo kishin dalë nga lokali kur u morën përpara nga automjeti. Mediat fqinje shkruajnë se në vendin e ngjarjes shkuan prindërit dhe miqtë e dy të rinjve, të cilët u përballën me një skenë të tmerrshme

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë