Loading…

Tjetër aksident i rëndë mes një kamioni transportues dhe një veturë, lëndohen 3 persona

  • 19/03/2019 | 10:19

Tjetër aksident i rëndë mes një kamioni transportues dhe një veturë, lëndohen 3 persona

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Kosovës, këtë herë në fshatin Pozhoran të Vitisë, transmeton Gazeta Metro.


Policia ka treguar se një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni transportues dhe një veture me udhëtarë, derisa raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Vozitësi i veturës dhe dy pasagjere femra që ishin në veturë janë lënduar, dy janë dërguar në spitalin Rajonal të Gjilanit kurse një tjetër në QKUK, transmeton Gazeta Metro.

Ndërkaq pas këtij askidenti një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se ka ndodhë aksident trafiku në mes një kamion transportues dhe një veture udhëtarësh. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës mashkull K/Shqiptar dhe dy pasagjerë femra K/Shqiptare. Të lënduarit ndihmë mjekësore kanë marr në Spitalin Rajonal Gjilan e njëri prej tyre edhe në QKUK. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë