Loading…

Tjetër ‘goditje’ për imazhin e Ronaldos, hiqet nga posterat e Botërorit

  • 30/09/2022 | 23:01

Tjetër ‘goditje’ për imazhin e Ronaldos, hiqet nga posterat e Botërorit

Viti 2022 konfirmohet si më negativi në karrierën e Cristiano Ronaldos, me yllin portugez që së fundi ka marrë një tjetër goditje në aspektin e imazhit.


Kështu CR7 nuk është përzgjedhur në listën e 32 yjeve që do të jenë imazhi i kampionatit botëror Katar 2022.

Bëhet fjalë për 32 futbollistët më të rëndësishëm të çdo përfaqësueseje që garon në Katar 2022, posterat e të civële do të jenë edhe imazhi i kompeticionit, teksa Portugalia do të përfaqësohet nga njëri mes Diogo Jotës dhe Bruno Fernandesit.

Ndonëse Ronaldo është kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Portugalisë, nuk do të jetë ai përfaqësuesi i luzitanëve, ndërsa ESPN ka zbuluar se Kanadaja do të përfaqësohet nga Alphonso Davies, Kroacia nga Luka Modric, Anglia nga Harry Kane, Uruguai nga Luis Suarez, Senegali nga Sadio Mane dhe Katari nga kapiteni Hassan Al Haydos.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë