Loading…

Tjetër krim tronditë Shqipërinë, vritet për arsye banale 45-vjeçari

  • 08/06/2021 | 10:24

Tjetër krim tronditë Shqipërinë, vritet për arsye banale 45-vjeçari

Nuk ka të ndalur krimi në Shqipëri, një tjetër vrasje trondit vendin mëngjesin e sotëm në Peqin, pak orë pas asaj të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Librazhd.


Policia njofton se vrasja ka ndodhur rreth orës 8: 30 të mëngjesit në fshatin Gjocaj, të Peqinit, pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se një 40-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 45-vjeçar në këtë fshat, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit, si pasojë e plagëve të marra. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është Leonard Bashaliu, ndërsa viktima Ylber Xhahysa. Policia ka arrestuar disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, dhe ka sekuestruar armën e krimit.

Krim në familje në Librazhd, burri vret gruan e më pas vetëvritet.

Njoftimi i Policisë

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur   në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë