Loading…

Tjetër lajm i rëndë nga Durrësi: Edhe një person mbytet në det

  • 24/06/2019 | 15:26

Tjetër lajm i rëndë nga Durrësi: Edhe një person mbytet në det

Një tjetër person ka humbur jetën në bregdetin shqiptar, raportohet se një pushues i moshës 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit, shkruan Gazeta Metro.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Pak minuta më parë është nxjerrë nga uji trupi i pajetë i 60-vjeçarit. Identiteti i të ndjerit nuk bëhet me dije ndërkohë që trupi po transportohet drejt morgut.

Vlen për t’u theksuar që kjo është viktima e dytë brenda 24 orësh në Durrës. Sot në mëngjes u nxor i pajetë nga ky plazh 31-vjeçari Doland Molla, i zhdukur mesditën e djeshme.

Ndërkohë një 18-vjeçar është zhdukur dje në plazhin “Rana e Hedhun” në Shëngjin dhe dyshohet të jetë mbytur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë