Loading…

Tjetër lojtar shqiptar në Kroaci: Futbollisti i Kukësit shkon te Lokomotiva e Zagrebit për 250 mijë euro

  • 01/08/2020 | 17:17

Tjetër lojtar shqiptar në Kroaci: Futbollisti i Kukësit shkon te Lokomotiva e Zagrebit për 250 mijë euro

Qendërmbrojtësi i Kukësit Bruno Lulaj do të vazhdojë karrierën në Kroaci me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.


“Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin mes tyre dhe mbetet vetëm zyrtarizimi për t’u kryer.

Nënkampionët e Shqipërisë do të përfitojnë nga ky operacion 250 mijë euro duke arritur të mbushin arkën e klubit.

Lokomotiva e Zagrebit është skuadra e parë e huaj me të cilën Lulaj do të luaj. Ai ka qenë pjesë e Skënderbeut për periudhën 2014-2019 ndërsa është huazuar dy herë te Laçi.

Në karrierë Lulaj ka fituar 2 kampionate dhe një Kupë të të Shqipërisë me Skënderbeun.

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në “tokën e premtuar” të futbollistëve shqiptarë. Kujtojmë që me ta pritet të bashkohet dhe mesfushori i Teutës Sherif Kallaku.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë