Loading…

Tjetër medalje për Kosovën në xhudo: Nora Gjakova në finale do të ndeshet me xhudisten serbe

  • 24/03/2023 | 12:33

Tjetër medalje për Kosovën në xhudo: Nora Gjakova në finale do të ndeshet me xhudisten serbe

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka kaluar në finale në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, transmeton Gazeta Metro.


Në kategorinë deri në 57 kilogramë, ajo mposhti në gjysmëfinale kanadezen, Jessica Klait dhe kësisoj ka siguruar medaljen e argjendtë.

Në finale Gjakova do të ndeshet me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Kujtojmë se finalen në kategorinë deri në 52 kilogramë e ka siguruar edhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë