Loading…
Tjetër paraqitje fantastike nga Milot Rashica: Ylli i Kosovës realizon gol në fitoren e Werder Bremenit
  • 17/03/2019 | 15:39

Tjetër paraqitje fantastike nga Milot Rashica: Ylli i Kosovës realizon gol në fitoren e Werder Bremenit

Werder Bremen ka vazhduar me fitore në Bundesligë, Milot Rashica me një tjetër paraqitje të shkëlqyer, transmeton Gazeta Metro.


Werder Bremen shënoi fitore në udhëtim te Bayern Leverkusen me rezultatin 1-3. Max Kruse shënoi dy gola dhe një u shënua nga Milot Rashica në fitoren e musafirëve, kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Leon Bailey.

Për yllin e Përfaqësueses së Kosovës ky ishte goli i 7 në 9 ndeshje këtë sezon në Bundesligë.

Ndryshe, Werder Bremen tani ka 39 pikë dhe zë vendin e 8 në tabelë, kurse Leverkuseni mbetet me 42 pikë në pozitën e 6-të./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë