Loading…

Tjetër sasi droge kalon nga Durrësi dhe kapet në Itali

  • 05/03/2017 | 16:16

Tjetër sasi droge kalon nga Durrësi dhe kapet në Itali

Më shumë se 1 kg heroinë e pastër është sekuestruar nga “Guardia di Finanza” e Marcianise-s në Itali që ka arrestuar një shqiptar për trafik ndërkombëtar droge dhe ka denoncuar në gjendje të lirë bashkëpunëtorin e tij italian.


Aksioni u zhvillua pasditen e djeshme, kur një patrullë e “Guardia di Finanza-s” ka ndaluar për një kontroll një makinë, e cila drejtohej nga 40-vjeçari italian, ndërsa 38-vjeçari shqiptar ishte pasagjer (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur).

Ky i fundit po përpiqej të fshihte një çantë, rart Syri.net

Të dy kanë thënë se sapo kishin zbarkuar nga porti i Barit dhe vinin nga Shqipëria. Efektivët, kontrolluan çantën dhe pjesën tjetër të bagazheve. Në total, u gjetën më shumë se 1 kg heroinë.

Nëse do të përzihej dhe do të shitej në treg, droga do të sillte dhjetëra mijëra euro, raporton ANSA. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë