Samsung ka tërhequr nga tregu 2.8 milionë makina të larjes së rrobave nga tregu në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve me “shpejtësinë e madhe të rrotullimit”.
Vendimi erdhi pas raportimeve nga terreni për mosfunksionim adekuat të makinave, duke shkaktuar kështu eksplodime dhe lëndime fizike të nëntë konsumatorëve.
Kjo është tërheqja më e madhe nga tregu që urdhëron Samsung brenda gjashtë muajsh pas skandalit që ndodhi me telefonin Samsung Galaxy Note 7, ku kompania kishte tërhequr prapa 2 milionë pajisje për shkak të djegies së baterive.
Makinat në fjalë ishin prodhuar në periudhën mas marsit të vitit 2011 dhe nëntorit të 2016 –ës. /gazetametro.net