Loading…

Tjetër sulm në Amerikë, dy të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur

  • 22/05/2022 | 12:03

Tjetër sulm në Amerikë, dy të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur

Të paktën dy persona kanë vdekur pasi policia në Goshen, Indiana tha se “shumë njerëz” u qëlluan me armë të shtunën pasdite.


Departamenti i Policisë së Goshen nuk specifikoi në një postim në Facebook numrin e njerëzve të qëlluar, por tha se shumë njerëz u transportuan në spitalet lokale pas një të shtëna në anën jugore të qytetit, shkruan FoxNews, përcjell Telegrafi.

Një nga viktimat që u transportua në spital është deklaruar i vdekur. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë në vendngjarje, tha policia.

“… Bazuar në informacionin që policia ka marrë, nuk besohet se ka ndonjë rrezik për publikun lidhur me këtë incident. Ky është një hetim në vazhdim, kështu që nuk ka detaje të tjera për momentin”, ka bërë të ditur policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë