Loading…

Tjetër vjedhje në Suharekë, cak i hajnave bëhen këto lokale

  • 30/12/2021 | 08:28

Tjetër vjedhje në Suharekë, cak i hajnave bëhen këto lokale

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy ditë më parë është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka vjedhur katër telefona në disa lokale të ndryshme, shkruan Gazeta Metro. 


Sipas raportit, në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë me datë 28 dhjetor është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti duke hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur disa telefona (4) të ndryshëm,  para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë që ditë më parë cak i hajnave ishin tri barnatore në Suharekë, ku edhe hajni ishte kapur në flagrancë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë