Loading…

Tjetërsimi i dhjetëra pronave në komunën e Bujës

  • 24/02/2017 | 08:11

Tjetërsimi i dhjetëra pronave në komunën e Bujës

Dhjetëra prona dyshohet se ishin eksproprijuar dhe tjetërsuar jashtëligjshëm në kohën e ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja.


Disa prej tyre kishin qenë nën menaxhimin e AKP-së. Prej këtyre veprimeve kishte përfituar kompania “Ferronikel” në Gllogovc, e cila për gjashtë ngastra kadastrale asnjëherë nuk e kishte kryer pagesën, shkruan sot Koha Ditore.

Deputeti i PDK-së, Buja, si dhe tre ish-zyrtarë të Komunës po akuzohen së fundi për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Me këto veprime prokuroria po pretendon se është dëmtuar financiarisht Komuna e Lipjanit.

Në aktakuzën prej 50 faqesh, të cilën e posedon “Koha Ditore” për disa ngastra kadastrale pagesa ishte bërë jashtëligjshëm në llogarinë bankare të klubit futbollist “Ulpiana” në Lipjan.

Ligji mbi eksproprijimin, Ligji për vetëqeverisje lokale, Ligji për shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe Ligji për menaxhimin e financave publike ishin shkelur me veprimet që pos Bujës i kishte ndërmarrë ish-zyrtari për çështje pronësore, Nebih Zeqiri, si dhe zyrtarët e tjerë, Halit Gashi e Magbule Sadiku, gjatë viteve 2008-2011.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë