Loading…

‘Tmerr i tmerrit’, Kica-Xhelili për zjarrin në IML: E frikshme, ngrit dyshime të një përfshirjeje të rrezikshme të pushtetit

  • 21/11/2023 | 13:43

‘Tmerr i tmerrit’, Kica-Xhelili për zjarrin në IML: E frikshme, ngrit dyshime të një përfshirjeje të rrezikshme të pushtetit

Daorsa Kica- Xhelili, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar pas zjarrit që ka rënë sot në mëngjes në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, duke thënë se kjo ndodhi një ditë pas dhënies së dëshmisë së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në rastin e Astrit Deharit, shkruan Gazeta Metro.


Ajo ka theksuar edhe se zhdukja e monstarve të Deharit ndodhi brenda mandatit të kësaj Qeveria.

“Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast. Kjo që ndodhi është thënë më së buti KATASTROFË. Nuk di e nuk mund të kujtoj asgjë më skandaloze se një keqmenaxhim të tillë të Institutit që RIKUJTOJMË: OPERON në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË dhe operon me USHTRUES DETYRE qe sa kohë”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Postimi i plotë:

TMERR I TMERRIT

NJË DITË pas dhënies së dëshmisë së Ministres Haxhiu në Prokurori lidhur me rastin e të ndjerit Astrit Dehari, digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore ku qëndrojnë (apo qëndronin) DËSHMITË e këtij rasti.

Dhe kjo:

PASI që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, BRENDA mandatit të KËSAJ qeverie.

PASI që pas shumë vitesh që Haxhiu pretendonte se kush janë fajtorët, tani del si njeriu më i papërgjegjshëm i fjalës publike e pozitës së saj e deklaron se “PO TA DIJA KUSH, do ta thoja para shumë vitesh”. Tash iu kujtua, domethënë, që nuk e di? Çka ndodhi Ministre? Amnezi?

Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast.

Kjo që ndodhi është thënë më së buti KATASTROFË. Nuk di e nuk mund të kujtoj asgjë më skandaloze se një keqmenaxhim të tillë të Institutit që RIKUJTOJMË: OPERON në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË dhe operon me USHTRUES DETYRE qe sa kohë.

KY ALARM nuk guxon të ndalet.

Kjo nuk është KOSOVË e demokracisë e sigurisë. Kjo Kosovë ndjell pasiguri të skajshme. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë