Loading…

Tmerr në Londër: Burri vret me thikë nënën dhe djalin 5 vjeç

  • 21/06/2022 | 21:37

Tmerr në Londër: Burri vret me thikë nënën dhe djalin 5 vjeç

Krim i tmerrshëm në Londër. Një sulm me thikë ka ndodhur në një shtëpi në Barnet të kryeqytetit anglez. Policia u thirr nga Shërbimi i Ambulancës në Londër në një adresë në Brooksid Jugor.


Kur policia mbërritën, ata gjetën të vdekur nënë e bir.

Ndërkohë, ka nisur hetimi i drejtuar nga detektivë të Komandës së Specializuar të Krimit në Metropolitan Police. Sipas policisë të ndjerët dhe i arrestuari njiheshin me njëri-tjetrin.

Kryeinspektorja Sara Leach, komandante policie për Veri-Perëndimin duke përfshirë Barnet, tha: “I gjithë komuniteti është tronditur dhe do pikëlluar teksa dëgjon për këtë incident të tmerrshëm. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e gruas dhe fëmijës që kanë vdekur dhe gjithashtu me oficerët dhe mjekët ndihmës që arritën të parët në atë që ishte një skenë tepër sfiduese”.

Më tej ajo shtoi: “Detektivët specialistë po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe një burrë është në paraburgim”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë