Loading…

Tmerri brenda fushës së futbollit: Grekët gjakosin tifozët e Bayern-it

  • 23/10/2019 | 12:11

Tmerri brenda fushës së futbollit: Grekët gjakosin tifozët e Bayern-it

Skena të tmerrshme ishin ato nga ndeshja e zhvilluar në Athinë ditën e djeshme, mes ekipeve U-19 të Olimpiakosit dhe Bajernit të Mynihut, në Champions-in për të rinj, transmeton Gazeta Metro.


Huliganët grek pushtuan fushën në minutën e 84-t, për të shkuar drejt tifozëve gjermanë që gjendeshin në tribuna, e me shkopinj e flakadanë shkaktuan trazira, ndërsa gjakosën edhe shumë prej tyre.

Ndërkohë, teksa vetëm pak minuta kishin mbetur nga mbyllja e ndeshjes, që shënonte rezultatin 0-4 për bavarezët, lojtarët e të dyja ekipeve, u ftuan nga zyrtarët e ndeshjes të luanin për disa minuta, që takimi të mbyllej aty e jo në komisionet e UEFA-s.

Gjithsesi, lojtarët e të dy ekipeve nuk e kaluan sikur asgjë të mos kishte ndodhur, dhe bënë një gjest vërtetë të veçantë.

Ata bënë një rreth në mesin e fushës, duke filluar një lojë mes 22 vetëve, të gjithë bashkë e të përzier. Loja që njihet si “kuadrat” në gjuhën e futbollit, kishte tre persona mes të gjithë lojtarëve, që duhej të kapnin topin që të dilnin nga aty, por e veçanta ishte se të gjithë ishin bashkë, dhe nuk kishin dallimin e uniformave.

Një gjest mjaft i bukur ky që mori duartrokitjet e atyre që ishin në stadium, por edhe të stafeve teknike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë