Loading…

Tomë Gashi: Arrestimet nuk i kreu policia e EULEX

  • 29/09/2020 | 21:38

Tomë Gashi: Arrestimet nuk i kreu policia e EULEX

Avokati Tomë Gashi thotë se policitë e huaja të autorizuara nga Gjykata Speciale kanë kryer arrestimet e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL të UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.


Ai në Pressing në T7 ka thënë se ka qenë kërkesa e një gjyqtari në Hagë që e ka aprovuar këtë kërkesë dhe ka lëshuar urdhër.

“Procedurat janë kryer me një aksion të policisë. Kemi menduar se janë të EULEX-it, por tash po del se janë katër polici në Kosovë. Vendimi për arrestimin e tyre na është treguar. Ka qenë kërkesa e një gjyqtari në Hagë që e ka aprovuar këtë kërkesë dhe ka lëshuar urdhër. Nasimi ka qenë shumë i zëshëm. Para se të futej në emision është arrestuar. Ka qenë një kërkesë e tij që të mos arrestohet nga policia e EULEX-it. Tash po na del se është një polici krejt tjetër”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se diskreditimi i Speciales është një lajm i mirë për secilin që është kundër saj.

Ndryshe, kryetari i OVL të UÇK-së Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator.

Haradinaj është paraqitur sot për herë të parë para Speciales në Hagë, ndërsa Gucati pritet të dalë ditën e enjte.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë