Loading…
Tomor Morina kthehet në Kosovë
  • 14/08/2019 | 20:46

Tomor Morina kthehet në Kosovë

Ish-ushtari i UÇK’së, Tomor Morina, ka mbërritur në Kosovë, pas dy javësh paraburgim në burgun e Shkupit, shkruan Gazeta Metro.


Ai tash është rrugës për në shtëpinë e tij në Gjakovë, ndërsa djali i hallës së tij, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet edhe Tomori.

Sot, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka dhënë lajmin se është liruar nga paraburgimi ish-luftëtari i UÇK’së, Tomor Morina.

Me këtë rast, Dedaj ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për qasjen konstruktive dhe korrekte në raport me trajtimin e këtij rasti.

Kujtojmë se Morina ishte ndaluar nga Maqedonia e Veriut në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë