Loading…

Tomor Morinën e shoqërojnë veturat e Ambasadës: Flet shoku i tij pas lirimit nga burgu

  • 14/08/2019 | 18:22

Tomor Morinën e shoqërojnë veturat e Ambasadës: Flet shoku i tij pas lirimit nga burgu

Tomor Morina tashmë edhe zyrtarisht është liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës. Deri në kufi, ai do të përcjellet nga veturat e Ambasadës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kështu bëri të ditur shoku i tij Bujar Xërca.

Ai falënderoi institucionet e të dy shteteve si dhe punonjësit e burgut, si dhe theksoi se Morina është në gjendje të mirë.

“Tomorin veç e morëm, fitoi drejtësia…Falënderojmë institucionet tona dhe institucionet maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin, dhe të gjithë njerëzit që e kanë trajtuar më së miri. Arrestimi i Morinës ishte diçka e padrejtë. Shteti maqedonas nuk është mirë ta dëgjojë Serbinë. Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjojmë. Nuk duhet të ketë Serbia kaq ndikim. Sa më perëndimorë të jetë Maqedonia, Kosova aq më mirë”, tha Bujar Xërca.

Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK’së, Tomor Morina në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë./gazetametro.net

Tomor Morina lirohet nga paraburgimi

Posted by Alsat on Wednesday, 14 August 2019

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë