Industria e veturave është në nivelin më modern ndonjëherë. Por, prodhuesit e makinave nuk e kanë ndërmend të ndalen. Zhvillimet teknologjike premtojnë që vetura ekstravagante e jashtëzakonisht të përsosura do të vijnë në treg në të ardhmen e afërt.
Më poshtë i kemi listuar disa prej koncepteve të veturave që pritet të dalin në shitje vitet në vijim.
Lamborghini ka vendosur të prodhojë edhe makina të llojit SUV. Prodhuesi ka konfirmuar se vetura do të dalë në shitje gjatë vitit 2017.
Mercedes Benz 300 SL është një nga veturat më të bukura të dizajnuara ndonjëherë. Paraardhësi i këtij modeli ishte prodhuar në vitin e largët 1958. Edhe pas kaq shumë vitesh, 300 SL mbetet një legjendë për adhuruesit e veturave.
Për ndërtmin e këtij xhipi të së ardhmes planifikohet të përdoret ‘aerogel’, material që përdoret për prodhimin e anijeve dhe pajisjeve të tjera hapësirore.
BMW X Mpower përdor motorin e njejtë si BMW X6, 5.0i v8, por duke krahasuar madhësitë dhe peshat e makinave, mund të themi se kjo veturë do të ofrojë vozitje rrënqethëse.
Prodhuesi anglez Jaguar ishte një prej pak markave që nuk prodhonte SUV, por kjo tashmë ka ndryshuar. Modeli C-X17 është konkurent në treg i Audi Q5 dhe BMW X3.
Kjo veturë duket vërtëtë fantastike. Përveç dizajnit superior, ajo ofron edhe teknologji si ‘AirHybrid’ dhe ‘Gasoline Compression Ignition’, teknologji që nuk mund të gjenden momentalisht në asnjë model tjetër veturash.
Vetura në foto është dizajn futuristik kinez. Përveç veçorive të tjera, makina ofron edhe pamje nga çdo kënd dhe një enterier që mund të kthehet lirisht në tendë kampingu.
Ferrari mundësuar për këtë model mbushje të veturës me anë të energjisë solare. Gjithashtu makina do të jetë më e lehtë me fibra karboni dhe më e fortë se çeliku.
Vetura e dizajnuar nga Marianna Merenmies, dizajnere e veturave, është model për vetëm një person. Është dizajnuar që të jetë e lehtë, aerodinamike dhe efikase.
Lamborghini është brendi që më së shumti eksperimenton me dizajne të egra veturash. Mark Hostler nga universiteti i Staffordshire e ka dizajnuar këtë veturë për të shënuar 50 vjetorin e markës italiane.