Disa modele të ndryshme të veturave të prodhuesit japonez Honda kanë një reputacion të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato vidhen më shpesh se çdo veturë tjetër, raporton revista “Forbes”.
Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Sigurimit ndaj Krimit (NICB), nga 707 mijë e 758 vetura sa ishin vjedhur gjithsejt vitin e kaluar, 52 mijë e 224 nga to ishin të markës Honda Accord. Tipi tjetër i Honda-s, Civic, mban vendin e dytë me 49 mijë e 430 raste vjedhjesh.
10 markat më të vjedhura të veturave në SHBA
Vendin e dytë të veturave të preferuara nga kriminelët e mban prodhuesi amerikan Ford me rreth 30 mijë raste në të regjistruara në vitin 2015.
Megjithatë, edhe pse shifra e vjedhjeve vazhdon të jetë e lartë, ky trend është në rënie krahasuar me vitet e kaluara. /gazetametro.net