Loading…

Top bloke: Jiu-jitsu infermieri e lidhi nyje pacientin e dehur dhe agresiv

  • 05/08/2026 | 17:56

Top bloke: Jiu-jitsu infermieri e lidhi nyje pacientin e dehur dhe agresiv

Infermieri australian Daniel Nelson është bërë senzacion në internet për efikasitetin e qetësimit dhe nënshtrimit të një personi agresiv në spitalin për gra në Brisbane, transmeton Gazeta Metro.


Incidenti ka ndodhur në repartin e urgjencës në spital dhe pamjet nga kamerat e sigurisë shfaqin një rast që pak kush në publik e di. Nelson shihet në xhirim duke e përcjellë individin jashtë repartit kur individi i kthehet dhe tenton ta sulmojë me grushte.

Infermieri ia del ta ndalojë atë dhe nënshtrojë deri në arritjen e personelit të sigurimit. Individi i dehur ishte sjellur si mos më keq duke sharë e pështyrë stafin shëndetësor në urgjencë.

Sipas një raporti të institucioneve publike në provincën e Queensland në Australi vetëm vitin e kalkuar janë regjistruar mbi 16 mijë incidente të dhunshme të kryera ndaj profesionistëve shëndetësorë, që i bie rreth 45 sulme çdo ditë.

Videoja është bërë virale në internet dhe është parë mbi disa miliona herë në platforma të ndryshme./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë