Drejtori i Top Channel në Kosovë, Alban Bogaj, i ka reaguar ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi, pasi ky cilësoi se emisioni “Fiks Fare” që transmetohet në këtë televizion e që sot raportoi për tenderin 5 milionësh, është prodhim medial vetëm për Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.
Bogaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Top Channel vepron në Kosovë që nga viti 2008, kurse është një prej televizioneve të para shqiptare.
“Top Channel eshte televizioni me i vjeter ne trojet shqiptare dhe i regjistruar ne Kosove prej vitit 2008 me kapacitet te plote te raportimit te lajmit ne baza ditore permes gazetareve tane. Do vazhdojme permes emisioneve tona ti ndjekim te gjitha lajmet,aferat korruptive dhe gjithqka tjeter nga Kosova”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Gazeta Metro.
Kujtojmë se “Fiks Fare” sot raportoi për tenderin 5 milionë euro që po diskutohet tashmë e një kohë, të cilin e fitoi muaj më parë kompania e ministrit Blerim Kuçi.
Ky i fundit, më vonë tha se Top Channel është televizion i Shqipërisë dhe nuk merret me raportimet e tyre.
Ndryshe, ministrit Kuçi dyshohet se përmes kompanisë së tij “Hidroterm” iu dha tenderi 5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Prizrenit./gazetametor.net