Seriali “Rrushe” nga mbrëmë (e martë) nisi transmetimin edhe në Shqipëri, saktësisht në Top Channel.
Por, ajo që mori vëmendje të madhe ishte se seriali u transmetua me titra shqip, gjë e cila ka nxitur reagime të shumta nga personazhet e njohur dhe publiku.
Një reagim për këtë e ka bërë edhe aktori i këtij seriali, Shkumbin Istrefi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Istrefi u shpreh se ky veprim sipas tij është i duhur dhe se ai duartroket veprimin e televizionit.
Sipas tij është mirë shfaqja me titra për personat që nuk dëgjojnë dhe gjithashtu të kuptohet nga të gjithë shqiptarët.