Kur pjesa e dytë e filmit të famshëm amerikan Top Gun u shfaq në festivalin e Cannes javën e kaluar publiku i duartrokiti për pesë minuta. 36 vite më pas Tom Cruise dhe Val Kilmer kthehen në ekran si rivalët pilotë Maverick dhe Iceman, megjithëse tani Val Kilmer për shkak të kancerit flet me vështirësi, transmeton Gazeta Metro.
Filmi i parë fokusohej në peraonazhet e pilotëve Pete ‘Maverick’ Mitchell dhe Tom ‘Iceman’ Kazansky, që luheshin nga Tom Cruise dhe Val Kilmer. Të dy u bënë yje të Hollywood pastaj.
Gjërat kanë ndryshuar tani dhe Val Kilmer tani 62 vjeç më nuk mund të flasë pasi kishte humbur zërin pas një trakeotomije më 2014’n pas diagnostikimit me kancer në fyt.
Por producentët dhe vet Tom Cruise e dëshironin në film aktorin dhe e gjetën një zgjidhje të teknologjisë së lartë.
Një kompani britanike e inteligjencës artificiale e ka rikrijuar zërin e aktori, me rezultate të jashtëzakonshme reale ka raportuar DAily Mail. Kompania Sonantic kishte shfrytëzuar regjistrimet e zërit të tij përgjatë karrierës, të cilat i kishin përçuar përmes AI të tyre që tingëllon natyrore.
Kjo teknologji e re i mundëson Kilmer të luaj përsëri në filma të tjerë dhe të rikthejë zërin e tij në jetë personale poashtu.
Cruise dhe Kilmer kanë një skenë të përbashkët në Top Gun-Maverick dhe sipas raporteve ishte e mahnitshme të shihje yjet në punën e tyre.
Top Gund-Maverick parashikohet të thyejë rekordet e shitjeve në kinema këtë fundjavë me mbi 100 milionë dollarë fitim në hapjen e tij./gazetametro.net