Konferenca Ndërkombëtarë për Siguri Kibernetike dhe Privatësi IV, që do të mbahet me 15 dhe 16 Maj në Prishtinë, sjellë risi të mëdha nga fusha e sigurisë kibernetike dhe privatësisë. Komuniteti CSP sivjet ka bërë të mundur ardhjen në Prishtinë të top hakerit, Benjamin Kunz Mejri, transmeton Gazeta Metro.
Për të apasionuarit pas teknologjisë ky është një rast i jashtëzakonshëm. Ata do të kenë mundësi ta takojnë dhe ta dëgjojnë protagonistin e filmit hollywoodian ‘Who Am I’, Benjamin Kunz Mejr, film ky i cili në qendër ka një grup të hakerave në Berlin të orientuar drejt famës botërore.
Interes i vecantë për të dëgjuar përvojat e njeriut që rënditet në mesin e 5 hakerëve më të mirë në botë, do të jetë për studentet e teknologjisë, posaçërisht për hakerët kosovarë.
Protagonisti kryesor i këtij filmi, Benjamin Kunz Mejri do të jetë pjesë e Konferencës të Mërkuren dhe të Enjtën, duke ndarë pervojat mbi rrugën që ka kaluar për tu bërë sot njëri ndër hakerët më të kërkuar në botë.
Ai ka një profil mjaft të pasur në botën e teknologjisë, i cilësuar si specialist i sigurisë në fushën e teknologjisë, ku kërkimet në fushën e tij përfshijnë dobësitë në sistemet kompjuterike, shpërblimet e gabimeve, sigurinë e pagesave elektronike si dhe mbrojtjen e privatsisë. Mejri është i njohur për zbulimin e dobësive të reja dhe për t’i bërë ato sa më transparente për publikun.
Sa është atraktive për të, të qenit në këtë top rënditje, cila është jeta e tij, pervojat me kompanitë më të mëdha në botë në fushën e teknologjisë, do ti rrëfej Mejri në kuadër të Konferencës më të madhe në Ballkan për Siguri Kibernetike dhe Privatësi.
Biletat për tu bërë pjesë e Konferencës mund ti bleni online duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://www.facebook.com/pg/cybersecuritprivacy/posts/ Për studentët e interesuar për të qenë pjesë e Konferencës CSP IV ka zbritje 50%.
Kjo javë në Prishtinë bën bashkë folësit më me renome të fushës kibernetike dhe privatësisë. Njohuritë, kontributin dhe përvojat e tyre do ti ndajnë politikanë, ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike dhe privatësisë, përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, udhëheqës të institucioneve publike e private, përfaqësues të ambasadave te vendeve të ndryshme në Kosovë, njerëz publikë, gazetarë, profesorë e studentë.
Për herë të parë në Kosovë, në kuadër të CSP IV, vjen Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit –ENISA, e cila punon ngushtë me Shtetet Anëtare dhe sektorin privat për të ofruar këshilla dhe zgjidhje sa i përket teknologjisë kibernetike, zhvillimin e strategjive kombëtare të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin e CSIRT-ve, ngritjen e kapaciteteve dhe shumë aspekte të tjera./gazetametro.net