Loading…

Topalli lëshon bombën: Ja kush fshihet pas Lulzim Bashës

  • 14/07/2017 | 11:20

Topalli lëshon bombën: Ja kush fshihet pas Lulzim Bashës

Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një deklaratë të fortë tek “Komiteti”. Ajo ka deklaruar se pas Kryetarit të PD Lulzim Bashës fshihet kryeministri Edi Rama.


Sipas Topallit, ai është personi që e mbështet ta fundosë akoma edhe më shumë forcën më të madhe opozitare.

Ajo ka shtuar se këtë mendim ia ka shprehur edhe ish-liderit të PD, Sali Berishës.

Në një intervistë ajo është shprehur se nëse Basha ka mbështetjen e Berishës për vendimet e marra në PD, duke përfshirë këtu listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, Topalli ngre hipotezën se këtë garanci në veprimet e ndërmarra e ka marrë nga kryeministri Rama.

Ku e gjen garancinë ky njeri që shkel skadencat elektorale, që nuk mbledh Këshillin Kombëtar, i turret dhe komitetit ndërkombëtar gjatë çadrës me një fjalor që unë nuk e kam dëgjuar. Kur s’pranonte të hynte në zgjedhje kam menduar se ka qenë presion, derisa sa kapërcyer skadencën elektorale. Thash nga ky njeri çfare s’mund të presësh. Tha: Unë kisha një zgjidhje tjetër; Të mos hyja në zgjedhje”, thotë Topalli duke cituar kreun demokrat Basha, por këtu zbulon edhe pse ai nuk do merrte pjesë në garën elektorale të 25 Qershorit. Mundësi që Basha sipas saj, e shihte “si derë shpëtimi për kokën e tij, por nga ana tjetër, për të shkatërruar partinë. Nepotizmi është ulur këmbëkryq në PD. Jam ndër të paktët persona që s’jam e zhgënjyer me degradimin e PD-së. Nëse dikush merr peng një forcë politike është alarm për shoqërinë jo vetëm për kryesinë,- shpreh Topalli.

Pyetjes së përsëritur të drejtuesit të emisionit komiteti, nëse është Berisha që e mbështet, Bashën, Topalli ju përgjigj: “Po ndoshta është zoti Rama. Ndoshta është dikush tjetër”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë