Loading…

Topalli: Ushtria ide e VV’së, nga e cila përfitoi Thaçi

  • 29/03/2017 | 18:42

Topalli: Ushtria ide e VV’së, nga e cila përfitoi Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për formimin e ushtrisë është dështim i diplomacisë së vendit.


Ai ka deklaruar se kjo çështje ka mundur të sqarohet me miqtë e Kosovës, në mënyrë që të shmangen situata të tilla, duke shtuar se megjithatë ushtria nuk mund të mbetet peng i serbëve në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Qëndrimi i SHBA-së në raport me ushtrinë na është i njohur nga mediat. Edhe ne si Vetëvendosje jemi të interesuar që të kemi raporte të mira me SHBA-në. Qëndrimi i saj ndaj ushtrisë mendoj që është dështim i diplomacisë së vendit. Është dështim i qeverisë dhe presidentit. Sepse është dashur që me këto raporte të mira që të konsultohemi së pari dhe t’ua sqarojmë”.

“Vetëvendosje është për themelimin e ushtrisë. Por kjo nuk do të thotë që e mbështesim presidentin. Më vjen mirë që edhe pozita po përfiton nga idetë e opozitës. Presidenti e ka shpërbërë dikur një ushtri, tani po do të krijojë një tjetër”.

“Ne jemi të interesuar që çështja e ushtrisë të rregullohet me kushtetutë. Por në kuvend i kemi përfaqësuesit serbë, që nuk do ta votojnë ndërrimin kushtetues. Kështu që nuk duhet që ushtria të mbetet peng i tyre. Natyrisht që kjo cështje duhet të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë. Na duhet edhe partneriteti me NATO-n”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë