Loading…

Topi i Artë, Mbappe dhe sfida me Interin, flet Karim Benzema

  • 14/09/2021 | 19:00

Topi i Artë, Mbappe dhe sfida me Interin, flet Karim Benzema

Karim Benzema ishte lojtari që doli së bashku me trajnerin e Real Madridit Carlo Ancelotti në konferencën për media në “Giuseppe Meazza” para sfidës së nesërme kundër Interit.

Sulmuesi francez theu akullin duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me varësinë e skuadrës nga ai dhe Topin e Artë:

“Ne jemi një ekip shumë i fortë, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj shokët e mi të skuadrës me asistime dhe gola, por në fund gjithmonë duhet të fitojmë diçka. Topi i Artë është ëndrra e të gjithë lojtarëve dhe natyrisht edhe e imja, por e rëndësishme është ajo që bëj me shokët e skuadrës, dua të fitoj tituj “, tha sulmuesi francez.

Më tutje ylli i Real Madridit u pyet edhe mbi thashethemet në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappes i cili po lidhet shumë me një transferim në “Santiago Bernabeu” nga Paris-Saint-Germain.

“Mendoj se është folur shumë për të, ne e dimë se çfarë lojtari është. Tani le të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme kundër Interit.”, theksoi Benzema.

Ai më tutje shtoi se Liga e Kampionëve është një kompeticion që duan ta fitojnë të gjitha ekipet dhe se Real Madridi është padyshim në mesin e tyre.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë