Loading…

Tortë shumë e thjeshtë dhe e gatshme për vetëm dhjetë minuta: Më shpejt do ta gatuash, sesa të shkosh në dyqan për ta blerë

  • 24/01/2023 | 17:04

Tortë shumë e thjeshtë dhe e gatshme për vetëm dhjetë minuta: Më shpejt do ta gatuash, sesa të shkosh në dyqan për ta blerë

Do t’ju kënaqë kur ta provoni. Është edhe e ëmbël, edhe e shijshme…


Këtë recetë po e japim vetëm për ato amvisa të cilat arrijnë t’i bëjnë bash të gjitha në kohë, por që dëshirojnë të gatuajnë tortë në shtëpi.

Përbërësit e nevojshëm:

▪ 250 g hallvë
▪ 250 g krem të rrahur
▪ 100 ml ujë të gazuar
▪ 250 g biskota
▪ 50 g krem të rrahur për dekorim
▪ çokollatë të zezë

Përgatitja:

Me ujin e gazuar përzieni kremin e rrahur, ndërsa biskotat bluani dhe përzieni me kremin e rrahur dhe hallvën.

Të gjitha radhisni në bazë (enë e posaçme për torta) duke i dhënë formën tortës.

Pastaj dekorojeni sipas dëshirës, ndërkaq ne ju propozojmë edhe kremin e rrahur dhe çokollatën e grirë në rendë apo arra të bluara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë