Loading…

Tortë suedeze: Ëmbëlsira më e shijshme e bardhë

  • 28/12/2021 | 20:17

Tortë suedeze: Ëmbëlsira më e shijshme e bardhë

Edhe pse duket e komplikuar në shikim të parë, kjo tortë ia vlen përgatitet!


Përbërësit:

– 100 g bajamesh të grimcuara;
– 200 g bajame të bluara;
– 220 g sheqer;
– 100 ml ajkë të ëmbël;
– 250 g gjalpë.

Përgatitja:

Nxeheni furrën në180 gradë. 100 g fletë bajamesh përhapni në letër për pjekje dhe fërgoni pak në furrë, derisa të marrin ngjyrë të kafenjtë.

Për shtesë:

Ndani të verdhët nga të bardhët e vezëve. Të verdhët e vezëve me 80 g sheqer dhe 100 ml ajkë të ëmbël hidheni në një tenxhere dhe nxeheni në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht me lugë, derisa të fillojë të dendësohet. Kujdesuni të mos vlojë!

Kur kremi të dendësohet, ftoheni duke e vënë tenxheren në një tenxhere më të madhe në të cilin më parë keni hedhur ujë të ftohtë.

Vazhdimisht përzieni me lugë derisa shtesa të ftohet. Gjalpin me mikser tundeni në kremin tashmë të ftohur. Shtesën vendoseni në frigorifer.

 

Përgatitja e kores:

Tundni fuqishëm të bardhët e vezëve dhe shtoni 120 g sheqer. Ngadalë përzieni dhe hidhni edhe 200 g bajame të bluara.

nga Taboola
Rekomanduar
Mund t’ju interesojnë

Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencëIuvenis

Historians Now Doubt These 31 Famous Figures Ever ExistedFresh-Story.com

Online Psychology Degree from Florida Might Be Cheaper Than You ThinkOnline Psychology Degree Florida

Në tepsinë të cilën e keni vënë në furrë vendosni letër për pjekje dhe nga brumi formoni trekëndësha.

Koren piqni në 180 gradë jo më shumë se 15 minuta. Hiqeni ngadalë letrën dhe lëreni të ftohet. Priteni koren në dy pjesë.

Njërën pjesë të kores lyeni me një të tretën e shtesës, vendoseni pjesën tjetër të kores dhe gjithë tortën lyeni me shtesën e mbetur.

Sipër hidhni të gjitha bajamet e grimcuara, të skuqura.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë