Psikopatët nuk arrijnë të kontrollojnë dot veten në zemërim e sipër. Kjo i bën ata shumë agresivë dhe të rrezikshëm për familjen dhe shoqërinë. Psikopatët nuk kanë objektiva dhe nuk arrijnë të planifikojnë. Ata jetojnë nëpërmjet rastësisë dhe reagojnë vetëm pasi kanë ndodhur ngjarjet, transmeton Gazeta Metro.
Më poshtë ju sjellim psikopatët dhe vrasësit më të famshëm dhe të tmerrshëm në histori. humë regjisorë janë frymëzuar nga këta vrasës, për të realizuar filmat horrorë.
1. Jack -The Ripper
Nuk u identifikua kurrë me emrin e saktë, por ai është i famshëm në botë. Jo vetëm që vrau prostitutat, në fund të viteve 1800, por gjithashtu u hoqi organet e tyre gjenitale. Ai kishte një urrejtje të madhe për gratë, veçanërisht për prostitutat.
2. Albert DeSalvo
Ishte një vrasës serial, që i vriste gratë duke i mbytur me duar. Kur ishte i vogël, ai vriste kafshë, një nga shenjat më të dukshme, se ishte psikopat.
3. Jeffrey Dahmer
Shfaqej si i sjellshëm në publik. Është i famshëm, jo vetëm se është vrasës serial, por njihet edhe si kanibal.
4. Vrasësi i Zodiakut
Ashtu si Jack The Ripper, askush nuk e di kush është në të vërtetë vrasësi i zodiakut. Ndryshe nga Jack, Zodiaku nuk e veçoi veten në hije. Një nga arsyet pse vrasjet e tij ishin kaq të bujshme, ishte se shpesh dilte në media të ndryshme, duke i ngacmuar me kode dhe enigma.
5. Dennis Rader
“Bindje, torturë, vrasje” për këtë njihej Dennis Rader. Ashtu si vrasësi i zodiakut, ai luajti me medien. Vrasjet e tij ishin përqendruar rreth emocioneve seksuale dhe fantazisë së skenave të skllavërisë.
6. Elizabeth Báthor
Emri i saj nuk është në dritë, si Bundy ose Dahmer’s, por Elizabeth Báthory është vrasësja seriale, më me profil në histori. Ajo vrau të paktën 600 vajza të reja, të cilat përpiqeshin të ruanin bukurinë dhe rininë e tyre. Pas dorëzimit të tyre në torturë, ajo pinte dhe lahej me gjakun e viktimave të saj./gazetametro.net