Gazetari Valon Syla me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth torturimit të një të moshuare në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Syla tha se Kosova është në krizë morale, duke shtuar se viktima është nëna e dëshmorit Taulant Nura, shkruan Gazeta Metro.
Syla tha se një sërë dukurish negative kanë kapluar vendin tonë.
Ai tha se qytetarët që ikin punojnë jashtë si skllevër, brenda nuk i respektojnë konditat morale.
Tutje Syla tha se rasti i sotëm nuk është as në traditën e shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Plaka që e rrehshin infermieret është nëna e Taulant Nurës, dëshmor dhe ushtar i UÇK’së.
Kosova është në krizë morale të skajshme.
Mungesa e njerëzisë dhe respektit për njëri tjetrin, urrejtja, gjelozia dhe poshtërsia, dhuna dhe lincimi i ka kaplu kosovarët.
Një popull i tërë, pret i gatshëm me dalë jashtë. Në Kosovë e bëjnë punen shkel e shko, bile i rrehin edhe plakat. Ndërsa, kur dalin jashtë nuk ju ndihet zëri dhe punojnë si skllevër, duke vazhduar tu e sha Kosovën prej atje, që shkuan pardje.
E gjithë kjo në esencë është krizë e madhe e identitetit, përkatësisë dhe mosnjohjes së vlerave themelore njerëzore e besa edhe shqiptare.
Në këtë ditë, kjo pjesë e çoroditur e Kosovës përpos që se kryen punen e vet qysh duhet, e bjen në gjunj një pjesë tjetër të popullit, që duhet ti kërkoj falje përjetësisht kësaj gruaje, kësaj nëne që edhe djemt i dha për këtë vend.
Marre për të gjithë ne si shoqëri. E pastaj marre për këto sadistet me mantilla të bardhë.
Na fal Zoja Minire Nura.
E di që po të kërkojmë shumë ma shumë se sa që na takon.
Kujtojmë se sot doli në media doli një video ku në Qendrën për të moshuar “Orenda” në Pejë, shihet se si një grup infermieresh torturon një të moshuar, dhe disa të tjera e incizojnë rastin.
Kujtojmë se për këtë rast policia ka arrestuar dhe ka vendosur masë të paraburgimit për 48 orë ndaj 3 personave./gazetametro.net/gazetametro.net