Loading…

Torvioll Stullqaku zgjidhet ‘Ylli i javës’ në Superligën e Kosovës

  • 17/09/2021 | 14:06

Torvioll Stullqaku zgjidhet ‘Ylli i javës’ në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin e Superligës së Kosovës, Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) kanë vazhduar me ndarjen e çmimit të “Yllit të javës”, për futbollistin më të mirë të xhiros së fundit.

Çmimi “Ylli i javës” për xhiron e katërt të BKTSuperligës i takon lojtarit të Malishevës Torvioll Stullqaku, përcjell KosovaPress.

Stullqaku, i cili luan në rolin e sulmuesit te Malisheva, deri tani ka shënuar tre gola në këtë fillim të sezonit të ri 2021/22 të Superligës së Kosovës.

Stullqaku po ashtu me paraqitjet e tij deri tani ka treguar që është aset tejet i rëndësishëm për skuadrën e Malishevës.

Çmimin “Ylli i javës’ e dorëzoi senior specialisti në LCRD, në BKT, Albrim Kastra

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë