Loading…

Totaj kritikon Haskukën për transparencë: Myta ka shumë pak aftësi menaxhese, e lidership hiç fare

  • 08/05/2021 | 17:54

Totaj kritikon Haskukën për transparencë: Myta ka shumë pak aftësi menaxhese, e lidership hiç fare

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati më i mundshëm i këtij subjekti politik për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryetarin e tanishëm të komunës, Mytaher Haskukën e VV-së, shkruan Gazeta Metro.


Totaj ka thënë se VV dhe Haskuka kanë ngecur të tregojnë transparencë buxhetore dhe kjo është tregues i mënyrës së tyre të qeverisjes.

Ai ka shtuar se Prizreni është e 16-ta sa i përket transparencës në hulumtimin e KDI-së.

Sipas tij, kurrë Prizreni nuk ka qenë më dobët e për këtë ai thotë se fajtor është Haskuka i cili ka shumë pak aftësi menaxhuese e lideship hiç fare.

Ky është postimi i tij:

Transparenca në përgjithësi është tregues i rëndësishëm por transparenca buxhetore në veqanti është tregues shumë i rëndësishem i mënyrës së qeverisjes në cdo komunë.
Sikurse edhe tek shum tregues tjerë dhe këtu VV dhe Haskuka kan ngecje serioze.
Komuna e Prizrenit në tabelë në vendin e 16, kurrë më dobët nuk ka qenë e radhitur sipas këtij treguesi, në hulumtmin e bërë nga KDI.
Është tepër e dukshme që VV nuk ka koncept të mirë qeverisë; kurse Myta shum pak ka aftësi menaxhuese e lidership hiq fare.
Qytetarët e Prizrenit sigurisht së shpejti do të dijnë të ndëshkojnë keq qeverisjen katër vjeqare. /gazetametro.net 

Transparenca në përgjithësi është tregues i rëndësishëm por transparenca buxhetore në veqanti është tregues shumë i…

Posted by Shaqir Totaj on Saturday, May 8, 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë