Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka paraqitur sot planprogramin e tij për qeverisje për arsim, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka thënë se do të ketë mision depolitizimin e arsimit, rritjen e cilësisë dhe sigurisë në shkolla e çerdhe.
Ai gjithashtu ka thënë se do të punojë në ndërtimin e çerdheve të reja dhe institucioneve të qëndrimit ditor.
“Zotimet tona për arsimin janë konkrete. Cilësi më të madhe, menaxhim më të mirë të shkollave në bashkëpunim me komunitetin dhe prindërit. Siguri e digjitalizim. Çerdhe të reja dhe institucione të qëndrimit ditor. Bashkë për Prizrenin.”, shkruan Totaj.
Shikoni videon: