Loading…

Totaj po zhvillon takime me qytetarët e Tosuzit, i pranishëm edhe Uran ismaili

  • 11/11/2021 | 18:26

Totaj po zhvillon takime me qytetarët e Tosuzit, i pranishëm edhe Uran ismaili

Kandidati nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, është duke zhvilluar një takim me qytetarët e Lagjes Tosuz, shkruan Gazeta Metro.


Bashkë me Shaqir Totajn është edhe ish-kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran ismaili, teksa është parë duke përshëndetur qytetarët prezent në tubim.

Shaqir Totaj këtë të dielë do të përballet me Mytaher Haskukën në balotazhin e Prizrenit në kuadër të Zgjedhjeve Lokale në vend. Pjesa dërmuese e analistëve po e konsiderojnë Totajn si fitues të sigurt të këtyre zgjedhjeve.

“Në takim me banorët e Lagjes Tosuz”, ka shkruar Totaj në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë