Loading…

Totaj: Urime Dita e Veteranit të UÇK-së

  • 30/12/2021 | 08:48

Totaj: Urime Dita e Veteranit të UÇK-së

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Ditën e tyre, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se këta veteran e kanë realizuar misionin historik të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Këtë status Totaj e kë përcjellur me një fotografi të ish Kryetarit të PDK’së Kadri Veselit si dhe ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Këtu keni statusin e tij të plotë.

“Uroj të gjithë Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Ditën e tyre, të cilët me sakrificën, angazhimin dhe veprën e tyre në Luftën e drejtë Çlirimtare të Kosovës, realizuan misionin historik të popullit shqiptar për liri dhe pavarësisë së Kosovës.

Urime Dita e Veteranit të UÇK-së”, ka shkruar Totaj në llogarinë në Facebook. / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë