Loading…

Tottenham e bën prioritet transferimin e Moratas

  • 13/10/2021 | 23:15

Tottenham e bën prioritet transferimin e Moratas

Klubi anglez është në kërkim të përforcimeve në repartin e sulmit.

Tottenham Hotspur pritet të sjell një sulmues qendror në ekip verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Me Harry Kane që ka gjasa të mëdha të largohet, Spurs duan të marrin një futbollistë kualitativ si zëvendësues të tij.

Sipas mediave angleze, Tottenhami po mendon seriozisht transferimin e sulmuesit të Juventusit, Alvaro Morata.

Morata është duke kaluar vitin e fundit të huazimi te “Zonja e Vjetër” dhe duket se klubi nuk do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes prej 35 milionë eurove.

Drejtori sportiv i Tottenham, Fabio Paratici e njeh mirë Moratan pasi kanë punuar së bashku te ‘Bianconerët’ dhe dëshiron ta ketë në ekip sërish.

Spanjolli është në pronësi të Atletico Madridit të cilët do të ishin të hapur ta shesin nëse Juventusi nuk shfrytëzon të drejten e blerjes së tij

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë