Loading…

Tottenhami e fiton me përmbysje derbin ndaj Arsenalit

  • 12/07/2020 | 19:29

Tottenhami e fiton me përmbysje derbin ndaj Arsenalit

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj Arsenalit në Premier Ligë, me përmbysje të rezultatit, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35’të në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho doli triumfuese ndaj asaj të drejtuar nga Mikel Artetas.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 2-1. ‘Topçinjët’ kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Alexandre Lacazette në minutën e 16’të, por vendasit barazuan vetëm pas tre minutave me Heung-min Son.

Spurs përmbysen gjithçka në pjesën e dytë, me golin e shënuar nga Toby Alderweireld në minutën e 81’të.

Tottenham Hotspur tani ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e tetë, kurse Arsenali mbetet me 50 pikë dhe renditet një pozitë më poshtë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë