Dritaret Pallatit Hradcani në Pragë mbrëmjen e të hënës janë ndriçuar me parullën ‘tradhti’ nga protestues çekë që kishin synim theksimin e qëndrimit pro rus të presidentit kontrovers Milos Zeman, transmeton Gazeta Metro.
Organizatorët e ngjarjes po tërheqin vërejtën se Zeman po sillet si një agjent i Rusisë, në dëm të Çekisë dhe me kërkesën që ai të akuzohet në gjykatën kushtetuese për tradhti.
“Sulmet ndaj shërbimeve të informimit çek, pengimi i hetimeve, punësimet në kabinetin e tij të personave pa hetim paraprak të dokumenteve për lidhje me shërbimet e inteligjencës së Rusisë, mbrojtja e kompanisë Rosatom në tenderin strategjik, mbështetja për vaksinimin e qytetarëve çek me vaksinën e pa miratuar ruse Sputink, kualiteti i të cilës ka dyshime” janë disa prej arsyeve të shtruara nga nisma Të Ndalojmë Tradhtinë që i kërkuan deputetëve çek të padisin Milos Zeman në Gjykatën Kushtetuese të Republikës Çeke.
Skandalet e zbuluara kohëve të fundit i përfshirjes në akte sabotimi të shërbimeve të inteligjencës ushtarake GRU dhe SVR, të Rusisë në vitin 2014’ ku ishin hedhur në ajër magazina të armëve dhe municioneve të ushtrisë çeke në Vrbjetice në jug të Çekisë.
Të shtunën e javës së kaluar Çekia ka përzënë 18 diplomatë rusë nga ambasada në Pragë, për të cilët kishte informacion të qëndrueshëm se janë agjentë të shërbimeve të inteligjencës së Rusisë.
Rusia u kundërpërgjigj duke përzënë 20 diplomatë çekë, mes tyre edhe zëvendës ambasadorin çek në Moskë. Në Çeki ka kërkesa për reagim më të ashpër ndaj reagimit jo proporcional rus, deri në mbylljen e ambasadës e ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.
Presidenti i Republikës së Çekisë, Milos Zeman, po kritikohet ashpër për heshtjen e tij të deritanishme në këtë përshkallëzim të tensioneve, megjithëse mediat çeke kanë njoftuar se veprimet e qeverisë kishin mbështetjen e tij./gazetametro.net
The Word “Velezrada” (High Treason) Was Projected on Prague Castle Last Night
“Miloš Zeman is an agent of a hostile country that invaded the Czech Republic and killed Czech citizens.”https://t.co/A6KjU1azin via @PragueMorning pic.twitter.com/ZQAvb7FT0Z
— Monika (@MonikaBerger_) April 20, 2021