Po i afrohemi 24 orëve të fundit vendimtare për çështjen e presidentit, e tashmë ndonëse të mjegulluara po dihen deri ku qëndrimet e partive politike në vend, ku emra të caktuar po qarkullojnë si të mundshëm për të njëjtën pozitë, shkruan Gazeta Metro.
Presidentja që aktualisht e ka postin, Vjosa Osmani, ndonëse ka shprehur qartazi interes, nuk duket të jetë në radarin e kryeministrit Kurti, duke qenë se ky i fundit nuk e ka propozuar si emër deri më tani.
Mos-propozimi i saj e qasja indiferente e Kurtit ndaj saj si emër kandidat edhe për një mandat, ka nxitur reagime jo të mira nga përkrahësit e Osmanit.
Një profil Facebook-u, me emrin “Vjosa edhe një mandat Presidente”, e ka cilësuar të parin e Qeverisë si “tradhtar”
“Tradhtia ka emër”, thuhet në postimin ku është etiketuar profili zyrtar i kryeminsitrit të vendit.
