Loading…

‘Tradhtia më e madhe televizive’: Trekëndëshi Bora- Donald- Beatrix

  • 31/12/2021 | 20:13

‘Tradhtia më e madhe televizive’: Trekëndëshi Bora- Donald- Beatrix

Një moment sa i këndshëm, aq edhe i sikletshëm ka pushtuar mediat dhe ky moment sigurish që do të mbetet shumë gjatë në memorie e fansave dhe në arkivin online, shkruan Gazeta Metro.


Lajm i parë që mori jehonën e saj ishe ndarja e çiftit Bora- Donald, lajm ky i cili “pushtoi” çdo media online dhe nuk kishte se si të mos bëhej virale në rrjete sociale, ku pothuajse çdo u dyti post asokohe kishte të bënte me këta dy.

Më vonë ujërat u qetësuan paksa, por kjo nuk zgjati shumë.

Lajmi se Donald Veshaj do të futej në shtëpinë më të komentuar tashmë e ca muaj, atë të “Big Brother VIP”, riktheu edhe një hërë si temë diskutimi lidhjen e tyre, duke i shtuar edhe më shumë “krip kësaj gjelle” edhe prezenca e Semi Jaupaj, prej vitesh shoqja e  ngushtë e Bora Zemani.

Miqësia e Semit dhe Donaldin për disa javë u përkthye se ata mund të kishin mes vete diçka më shumë se sa veç shokë, të paktën kështu dukej nga jashtë. Por krahas presionin të madh po i bëhej Semit, nuk kishte se si shoqja e ngushte, ish e dashura e Donaldit, Bora, të rrinte duarkryq. Andaj ajo mori iniciativë që të vinte në emision të befasonte shoqen dhe publikisht t’ia jepte përkrahjen asaj.

Ardhjen e Borës nuk kishte se si të mos e shfrytëzonte Donaldi, por edhe produksioni i “Big Brother VIP”, i cili i futi në lojë dhe tek e fundja ishte edhe në interes të tyre që historia më e komentuar e vitit të shfaqej në programin e tyre.

“Dashuri si në përralla” u quaj takimi i Borës dhe Donaldit, takimi ky ku dyshja edhe shkëmbyen puthje, por ishte puthje e insistuar, dhe puthje që sipas komentuesve dhe analistëve ishte puthje e dhunshme.

Madje edhe opionistët në skenën e BBV e quajtët të gjithë takimin si “Takim i dhunshëm”.

Në momentet e para, kjo bëri jehonë dhe i madh dhe i vogël komentuan për këtë, madje ajo u bë edhe meme në rrjete sociale.

“Hapa frigoriferin, ishin Bora dhe Donaldi”, ishte fjalia që shkaktoni shumë të qeshura.

Por kjo “histori e bukur dashurie” nuk zgjati edhe shumë.

Ishte momenti kur Beatrix Ramosaj hyri në shtëpi dhe diçka ndryshoi, por largimi i Semit nga ajo shtëpi bëri që nga “diçka” të ndryshoj në  “gjithçka”.

Me të dalë nga shëpia shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ajo që edhe ishte në rolin e vëzhgueses së Donaldit, filloi të lulëzoj diçka më shumë në mes Beatrixës dhe Donaldin. Kjo u bë trefish më e komentuar se sa “puthja e dhunshme”.

“Bora- Donald- Beatrix”, ishin emrat që i shihje dhe lexoje kudo.

“Tradhtia më e madhe televizive” u quajt puthja e Donaldit dhe Beatrixës, lidhja e tyre u përkthye si të ishte tradhtia e Charles ndaj Dianës dhe nuk kishte se si në këtë mes viktima e komentuesve të ishte Beatrixa.

“Ju lutem qetësohuni. Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, reagoi Bora pasi hovi i kritikave dhe gjykimeve nuk ndaleshin por veç rriteshin.

Më pas ka vazhduar edhe deklarata e Donaldit i cili para qindra mijëra shqiptarëve, ka thënë hapur se ai tashmë e ka bërë zgjidhjen e tij.

“Unë tashme e di çfarë dua, unë zgjedhjen time e kam bërë”, tha ai teksa kishte në krahë Beatrixën.

Nga ana tjetër ajo që e kishte menaxhuar më së miri në heshtje ishte Beatrixa. Por heshtja e saj nuk zgjati shumë, deri sa po kalohej çdo limit i akuzave kundrejt çiftit, madje është folur shumë se ata dy këtë lidhje brenda shtëpisë po e përdorin për të vetmen arsye, për lojë.

“Bëni çfarë të doni, kalleni shtëpinë se unë këtë djalë e dua dhe pikë”, tha Beatrixa e cila me këtë deklaratë me njëfarë mënyre u vuri pikën shumë mëdyshjeve dhe shumë pasigurive.

Tani Beatrix dhe Donaldi janë ende brenda shtëpisë, duke shijuar çdo momente si të mirë ashtu edhe jo aq të mirë, ndërsa Bora po shijon çdo gjë jashtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë