Loading…

Tradhtoi bashkëshortin dhe u dënua me 100 kamxhikë, i dashuri i saj merr veç 15 fshikullime

  • 13/01/2022 | 19:46

Tradhtoi bashkëshortin dhe u dënua me 100 kamxhikë, i dashuri i saj merr veç 15 fshikullime

Një grua e martuar u rrahë 100 herë pasi pranoi tradhtinë bashkëshortore në Indonezi , ndërsa burri me të cilin tradhtoi, gjithashtu ishte i martuar, mori vetëm 15 kamxhik.


Ivan Najjar Alavi, kreu i Divizionit të Përgjithshëm të Hetimeve në zyrën e prokurorëve të Acehit në Indonezi, tha se gjykata dha një dënim më të ashpër për gruan pasi ajo pranoi se pati marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.

Gjykatësit e gjetën të vështirë për ta dënuar burrin, i cili ishte atëherë kreu i agjencisë së peshkimit dhe gjithashtu i martuar, sepse ai mohoi të gjitha akuzat, tha Alavi.

“Gjatë gjykimit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, [gjyqtarët] nuk janë në gjendje të provojnë nëse ai është fajtor”, u tha Alavi gazetarëve pas fshikullimit publik që u jepet shkelësve të ligjit të sheriatit në Aceh.

Rrahja me kamxhik e gruas u ndalua për pak çaste pasi ajo nuk mundi ta duronte dhimbjen.

Aceh është rajoni i vetëm në Indonezinë me shumicë myslimane që imponon ligjin e Sheriatit, i cili lejon fshikullimin për akuza duke përfshirë lojërat e fatit, tradhtisë bashkëshortore, pirjen e alkoolit dhe marrëdhënieve homoseksuale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë