Loading…

Trading Economics: Norma e inflacionit në Kosovë është rritur në 5,70 përqind

  • 11/11/2021 | 16:43

Trading Economics: Norma e inflacionit në Kosovë është rritur në 5,70 përqind

Trading Economics ka bërë të ditur se norma e inflacionit në Kosovë për muajin tetor është rritur në 5.70 përqind, në krahasim me muajin shtator që ishte  4.90 përqind.


Në njoftimin e Trading Economics thuhet se në Kosovë kategoria me e rëndësishme në indeksin e çmimeve janë ushqimet dhe pijet joalkoolike.

“Në Kosovë, kategoria më e rëndësishme në indeksin e çmimeve të konsumit janë ushqimet dhe pijet joalkoolike me 39.2 përqind e peshës totale), transporti 13,1 përqind, mobilje, mallrat shtëpiake dhe mirëmbajtja për 8.7 përqind, ndërtesat dhe shërbimet komunale për 7.9 për qind, pijet alkoolike dhe duhani për 5.2 përqind, mallrat dhe shërbimet e ndryshme për 4.9 përqind, rekreacioni, kultura,  veshjembathjet, restorante,hoteleria, shëndetësia, arsimi zënë 21 përqind të mbetur të indeksit të çmimeve”, ka thënë Trading Economics.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë