Parlamenti kanadez ka një traditë të çuditshme kur vie puna të marrja e mandatit nga kryeparlamentari.
Anthony Rota, kishte fatin të bëhej pjesë e përmbushjes së kësaj tradite pasi u zgjodh kryetar i Parlamentit, më 2019.
Pas përzgjedhjes si udhëheqës i Parlamentit, Rota u tërhoq zvarrë deri te karrika e tij nga i pari i pozitës dhe opozitës.
Justin Trudeau dhe Andrew Scheer e tërhoqën atë zvarrë teksa të gjithë deputetët e Kuvendit duartrokisnin.
Sipas traditës shekullore, kryeparlamentari shtiret kinse ngurron teksa “zvarritet” për në karrige.
Kjo traditë praktikohej në parlamentin britanik, që prej kohës kur detyra e kryetarit ishte të ndante mendimet parlamentare me monarkun, dhe nëse atij nuk i pëlqenin këto mendime folësit britanikë rrezikonin të ekzekutoheshin.
Në këtë rast, kryeparlamentari duhet të hezitojë të ulet në karrikë dhe të pranon pozitën.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë.